“Dallëndyshja e parë e fitores”, PS kundër Celibashit: Mos shpallja e rezultatit të Vorës dhe Njësisë 10, vendim arbitrar i KQZ

Partia Socialiste ka hedhur akuza ndaj KQZ-së për mos shpalljen e rezultatit të Vorës dhe Njësisë 10, duke e cilësuar një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik.

PS iu bën thirrje  mbështetësve të saj në Vorë që të ruajnë qetësinë.

“Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike.

Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështetësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë.

Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste.

Urime, urime, urime!

Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik”, deklaroi zëdhënësja për zgjedhjet e PS, Helena Kaçe.

Lajme të tjera |  Nuk zgjatet afati i votimit në Vlorë, opozita braktis mbledhjen, bie kuorumi

KQZ-ja ka dhënë udhëzimin që rezultatet të Vorës dhe Njësisë 10 të publikohen nesër në orën 10, sipas një kërkesë të PD-së.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us