Damian Gjiknuri thyen dhe rekordin e Edi Ramës në Vlorë

Partia Socialiste e Shqipërisë është fituesja e padiskutueshme e zgjedhjeve të 11 majit, me një rezultat që shumë as e kishin imagjinuar.

Janë 83 mandate, më shumë se edhe në vitin 2013, kur PS bëri koalicion me LSI për të ardhur në pushtet.

Një nga qarqet që ka surprizuar me rezultat është dhe Vlora. Socialistët kanë siguruar 9 mandate, një më tepër se në vitin 2021 kur në këtë qark garonte dhe vetë kryeministri Edi Rama dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste.

Kandidati më i votuar, me më shumë se 10 mijë vota është socialisti i “tërmeteve”, Damian Gjiknuri, i cili ashtu siç premtoi kur Edi Rama e la në listë të hapur, “tronditi” jugun.

Vetë Edi Rama, kur garoi në qarkun jugor në 2021, siguroi rreth 11.500 vota.

Lajme të tjera |  “Të ma bëjnë hallall”, Rama kujton prindërit e ndjerë dhe falenderon Lindën: Shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit

Në zgjedhjet e 11 majit 2025, Partia Socialiste ka marrë rreth 6 mijë vota më pak se katër vite më parë, por ka një mandat më shumë për shkak të Kodit Zgjedhor.

Në 2021, postin e drejtuesit politik të Vlorës e mbante Damian Gjiknuri, kurse në këto zgjedhje, ai ishte në listë të hapur, ndërsa drejtues ishte Bledi Çuçi.

Një muaj më parë, kur fushata sapo kishte nisur, Damian Gjiknuri premtoi tërmet.

Në dukje qejfmbetur me Edi Ramën për kandidimin e tij në listë të hapur, politikani i lartë socialist tha se do ta tregonte veten me njohjet që kishte në jug.

“Jugu është zonë sizmike ku takohen pllakat tektonike dhe efektet politike do të ndihen. Mendoj që do të jetë më mirë se viti 2021, me çfarë shoh në terren dhe me analizën time elektorale PS do arrijë minimalisht atë që ka patur në 2021 dhe mendoj se do të jetë më lart”, u shpreh Gjiknuri në ditët e para të Prillit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us