Damian Gjiknuri, tjetër “tërmet” në Vlorë

Në Qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ndërkohë që vijon vetëm numërimi i votës së diasporës.

Nga ky qark, PS e cila ka marrë 9 mandate në total, fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e hapur (4 burra dhe 1 grua).

I pari më i votuari është Damian Gjiknuri me 10.031 vota, i ndjekur nga Vullnet Sinaj me 8757 vota.

I treti më i votuari në këtë qark është Ardit Biodo.

Ndërkohë, është duke u pritur numërimi i votës së diasporës për të parë nëse Vasil Llajo do të ruajë karrigen në Parlament apo do të jetë Klevis Kaso.

Votat për kandidatët e PS

Damian Gjiknuri 10.031 vota

Vullnet Sinaj 8757 vota

Lajme të tjera |  Humbja e thellë e PD/ Strazimiri: Zoti pastë mëshirë për ju, që frymëzoheni nga një çyryk si Rama dhe jo Sali Berisha

Ardit Bido 7360 vota

Bruna Mersini 4892 vota

Vasil Llajo 4894 vota

Ndërkohë, koalicioni i Sali Berishës në qarkun e Vlorës nuk merr asnjë deputet nga lista e hapur, pasi ka mbetur me vetëm 3 mandate. Kështu, Berishës i digjet edhe një prej deputetëve të listës së sigurt, Artird Hoxha. Në Kuvend nga PD futen vetëm 3 deputetët e listës së mbyllur.

Deputetët e PD-ASHM në Vlorë (lista e mbyllur)

Bujar Leskaj

Ina Zhupa

Vangjel Dule

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us