Në Qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ndërkohë që vijon vetëm numërimi i votës së diasporës.
Nga ky qark, PS e cila ka marrë 9 mandate në total, fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e hapur (4 burra dhe 1 grua).
I treti më i votuari në këtë qark është Ardit Biodo.
Ndërkohë, është duke u pritur numërimi i votës së diasporës për të parë nëse Vasil Llajo do të ruajë karrigen në Parlament apo do të jetë Klevis Kaso.
Votat për kandidatët e PS
Damian Gjiknuri 10.031 vota
Vullnet Sinaj 8757 vota
Ardit Bido 7360 vota
Bruna Mersini 4892 vota
Vasil Llajo 4894 vota
Ndërkohë, koalicioni i Sali Berishës në qarkun e Vlorës nuk merr asnjë deputet nga lista e hapur, pasi ka mbetur me vetëm 3 mandate. Kështu, Berishës i digjet edhe një prej deputetëve të listës së sigurt, Artird Hoxha. Në Kuvend nga PD futen vetëm 3 deputetët e listës së mbyllur.
Deputetët e PD-ASHM në Vlorë (lista e mbyllur)
Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Vangjel Dule