Pas shkarkimit të José Mourinhos, tashmë është koha që Roma të shikojë përpara me trajnerin e r Daniele De Rosi. Friedkins nuk kanë pasur asnjë dyshim për rikthimin e mesfushorit tashmë si trajner në krye të ekipit. Vetë De Rosi thotë se është koha tashmë që klubi të vendosë prioritetet pasi nuk ka kohë për të humbur.
“Do të doja të falënderoja familjen Friedkin që më besoi përgjegjësinë e drejtimit teknik të Romës. Nga ana ime nuk njoh rrugë tjetër përveç asaj të stërvitjes, sakrificës së përditshme dhe nevojës për të dhënë gjithçka që kam brenda vetes për t’i përballuar sfidat që na presin nga tani deri në fund të sezonit.
Emocioni që mund të ulem në stolin e ekipit të zemrës është i papërshkrueshëm, të gjithë e dinë se çfarë është Roma për mua. Puna që na pret të gjithëve është e madhe. Nuk kemi kohë, nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të jemi konkurrues, të luftojmë për synimet tona. Përpjekja për t’i arritur ato janë të vetmet prioritete që unë dhe stafi im i kemi vendosur vetes”, ka thënë De Rosi.
Karriera e De Rossit tek Roma
Eksperienca e ish-kapitenit si trajner është mjaft e kufizuar: mes viteve 2021 dhe 2022 ai ishte dy herë në stafin teknik të Mancinit në kombëtare, duke marrë pjesë edhe në ekspeditën fitimtare të Euro 2020, por stoli i tij i parë dhe i vetëm ishte ai i Spalit.
Pasi mori drejtimin nga Venturato në tetor 2022, De Rossi grumbulloi vetëm 3 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje në 16 javë kampionat, përpara se të zëvendësohej nga Massimo Oddo në shkurt 2023. Ai zyrtarisht mori licencën UEFA Pro në shtator, pasi përfundoi kursin në Coverciano.