Danimarka refuzon njohjen e shtetit palestinez

Parlamenti i Danimarkës votoi sot kundër një projektligji për njohjen e një shteti palestinez, pasi ministria e jashtme e vendit tha më herët se kushtet e nevojshme për njohjen e një vendi të pavarur nuk ishin përmbushur, shkruan Protothema.

Ndërkohë Irlanda, Spanja dhe Norvegjia njohën zyrtarisht sot shtetin e Palestinës, pasi njoftuan javën e kaluar se do ta bënin këtë gjë që zemëroi Izraelin, i cili e quajti këtë veprim ” shpërblim për terrorizmin” dhe tërhoqi ambasadorët e tij. Dublini, Madridi dhe Oslo e kanë përshkruar vendimin e tyre si një lëvizje që synon të përshpejtojë përpjekjet për të arritur një armëpushim në luftën e Izraelit me Hamasin në Gaza dhe u kanë bërë thirrje vendeve të tjera që të ndjekin shembullin.

Lajme të tjera |  U shkarkua nga dekriminalizimi/ Ish- kryebashkiaku i Vlorës fiton të gjitha pagat nga bashkia Vorë dhe dëmshpërblim nga KQZ

Pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit që shkaktoi fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza, Danimarka tha se Izraeli kishte të drejtë për vetëmbrojtje, por së fundmi i bëri thirrje Tel Avivit të tregojë përmbajtje dhe argumentoi se ligji ndërkombëtar duhet të respektohet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us