Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë për mediat kreu i këtij koalicioni tha se mban përgjegjësi për humbjen në zgjedhje.
“Pranoj humbjen dhe mbaj përgjegjësi, dorëhiqem nga drejtimi i koalicionit”, u shpreh Shehi.
Djathtas për Zhvillim Kombëtar, i drejtuar nga Dash Shehi nuk arriti të marrë asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit.