Dash Sula: Në këto zgjedhje mund të mbështes një kandidat të PS në Elbasan

Gazetari Ardit Rada, i ftuar në Euronews pyeti sot ish-deputetin demokrat Dashnor Sula, nëse është e vërtetë që ai do përkrahë një kandidat socialist në këto zgjedhje.

I ndodhur përpara këtij informacioni, ish-deputeti demokrat pranoi se është e vërtetë që në qarkun e Elbasanit do të mbështesë një kandidat në listën e hapur të PS, për shkak të lidhjeve familjare që ka bashkëshortja e tij me kandidatin.

Edhe pse gazetari Rada nuk e zbuloi emrin e kandidatit, Sula tha se ky informacion është i saktë dhe është i detyruar të ndjekë këtë fushatë për aq koha sa ai vetë u përjashtua nga listat.

Ndërkohë, Sula u shpreh se ka kërkuar takim me Sali Berishën dhe nuk ka marrë përgjigje prej këtij të fundit.

Lajme të tjera |  Sa mandate mendon se do të sigurojë? Berisha: Unë nuk parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us