Dash Sula: Nëse do të kishte zmbrapsje të Sali Berishës, do të kishte lumë votash për PD në 11 maj

Dash Sula, i ftuar në studion e “Debat” me Alba Alishanin, në A2 CNN, deklaroi se Partia Demokratike do të kishte marrë “lumë votash” në 11 maj, nëse Sali Berisha do të ishte zmbrapsur nga politika.

“Shqiptarët nuk mund ta pranojnë dot që një makinë të vjetër politike si Edi Rama ta zëvendësojnë me një makinë edhe më të vjetër si Sali Berisha. Për problemet e shumta që ka Partia Demokratike, që kanë lindur për shkak të dyshes Basha-Berisha, Ajnshtajni ka një citim: “Problemet nuk zgjidhen nga mendjet që i krijuan ato”. PS është një lumë që të mbyt, PD ishte shndërruar në përrua të vogël. Opozita duhej bashkuar. Duhet të vendosësh një frymë, që uragani po vjen. Nëse do të kishte zmbrapsje të Sali Berishës, do të kishte lumë votash për PD”, tha Sula

“Dalim te lista. Nëse ti e bën listën, po ta krahasojmë me futbollin, me 45-vjeçarë, ata nuk kanë gjunjë. Nuk e përballojnë dot. Opozita ka moralin. Nëse e ke këtë kartë, ti sfidon këdo. Nëse je pa njollë, nuk ka shans të fitojë Rama”, shtoi Sula.

Lajme të tjera |  "Kam blerë shtëpi"/ Amerikani që braktisi SHBA-në për Shqipërinë: Dua të martohem këtu!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us