Dash Sula zbulon prapaskenat: Ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi të bëjë pis procesin.

Sipas Sulës, alibia e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që zgjedhjet janë vjedhur, nuk qëndron. Sakaq, Dashnor Sula shprehet se asnjë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk do që të mbajë përgjegjësi.

“Kjo ishte një gjë e mirë sepse verifikoi të vërtetën e procesit zgjedhor, përsa i përket gjithmonë kutisë, ditës së votimit, procesit të numërimit, të identifikimit të votës dhe për partitë politike dhe për individët, sepse nëse nuk ishte hapur, do kishim problematika të mëdha sepse do ngelte si një enigmë dhe do të keqpërdorej.

Do thoshin aty ishin votat që ishin të verifikuara. Flas kështu sepse shoh që PD vazhdon ta transferojë problemin vetëm te kundërshtari.

Kundërshtari atë punë ka, atë qëllim ka që ta deformojë rezultatin, po ti vetë sa i fortë je që mos ta lejosh të bëjë manipulime të tilla.

Tani po të jetë i zgjuar Berisha, për mua ka një mënyrë ta zgjidhë problemin. Nga sekretari i përgjithshëm, nën/kryetarët dhe poshtë do duhet të ketë një skanim total dhe do duhet që patjetër t’u japë të rinjve dhe të rejave mundësi. Unë po përgatis një platformë se çfarë do të ishte sipas meje e mirë për PD-në.

Të rinjtë që prodhuan vota në listën e hapur dhe kanë pëlqyeshmërinë e elektoratit janë ata që duhen mbështetur. Tani nuk ka më dy pole, se ishte më parë grupi i Gaz Bardhit dhe grupi i Berishës, tani për mua janë bërë tre.

Një është grupi që përfaqëson Berishën, që nuk mendon fare, një janë ata që mendojnë ndryshe në darkë dhe e kthejnë në mëngjes, dhe një grup tjetër, i të rinjve dhe të rejave që mendoj unë, që luftojnë për t’u futur”– tha Sula në Report TV.

Lajme të tjera |  “Lëri dënglat me mua ti o Blush, vazhdo mbro Metën” - Klodiana Lala përplaset me sekretarin e PL: Ja ç'ndodhi në gjyqin e Metës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us