Dashamir Shehi: Këtu duhet përmbysje, nëse bie Rama dhe vjen Berisha nuk është ndryshim i madh, por përsëritje

Dashamir Shehi, kandidat për deputet i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se ikja nga pushteti i Ramës dhe ardhja e Berishës sërish në pushtet nuk është ndryshim, por përsëritje.

“Ndryshim është fjalë e madhe. Në fakt nuk duhet ndryshim, por duhet përmbysje. Duhet bërë një republikë tjetër, me ligj zgjedhor tjetër, me reformë tjetër administrative, me ligj për administratën publike, do marrë me themel. A do t’ia mbërrijmë kësaj pune, këtë nuk e di. Por ndryshim nga ana esenciale, e dukshme, e kapshme, do të jetë që të mos jenë këta njerëz dhe nga këtu fillon e mbarojnë shumica e fjalëve, por njerëzit i bëjnë këto. Nëse të hënën bie Edi Rama dhe vjen Sali Berisha nuk është ndonjë ndryshim i madh, se është përsëritje e treta herë. Më thuaj në cilën skemë, lloj filozofie u quaka ndryshim? Kjo është vetëmbyllja e dialektikës së politikës shqiptar, prandaj ajo ka përfundur këtu ku është.

Lajme të tjera |  Rriten temperaturat, termometri shënon 31 gradë Celcius

Nëse nuk kapërcehet kjo punë, kjo nuk është ndryshim se janë të njëjtët njerëz, i njëjti mentalitet, bile do të përkeqësohet po ta krahasosh Berishën e parë me të dytë e të tretë, sigurisht që ka ardhur në përkeqësim. Berisha i parë besonte te demokracia, ky i dyti ka besuar te pushteti, ky i treti ka edhe ca halle të tjera në kurriz.

Shtetin këta e kanë bërë. E ke parë si ndahen periudhat në Shqipëri, koha e Enver Hoxhës, koha e këtij, koha e atij. Sepse ne nuk na kanë qeverisur institucione, por njerëz, individë. Individi, më i miri në botë me qenë, gjithmonë është i gabueshëm, është i korruptueshëm kur rri ca kohë, i pëlqen pushteti absolut. Flasin në vetë të tretë, si të them unë: Ai Dashamir Shehi. Kemi mbërrit në një limit qesharakësh, por kam shpresë se një pjesë e këtyre të rinjve dhe ne të vjetërve, që hajde të ndryshojmë realisht. T’u bëjmë një thirrje qytetarëve”- tha Shehi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us