Dashamir Shehi: Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im, mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

Dashamir Shehi, shpjegoi më gjerësisht pse dha dorëheqjen nga kryetar i koalicionit “Djathtas për zhvillim”.

“Dhashë dorëheqjen sepse humbëm. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. U munduam këto dy vite, u munduam të negociojmë me partitë e vogla apo të reja dhe nuk ia arritëm. Është dështimi im sepse e mora përsipër këtë punë dhe nuk i bashkova dot. Atyre që çanë rrethimin, i uroj punë të mbarë.

Ky rezultat ka brenda edhe tharmin e një trishtimi opozitar, që harxhoi 4 vite për të zgjidhur hallin e 2-3 familjeve. Humbësit e mëdhenj, se ne jemi të vegjëlit, janë ata të grupit të PD-së. Sali Berisha për vete ka dalë i fituar, ndoshta është fitorja më e madhe e tij politike. Sot ka 50 deputetë dhe është i lumtur. Edi Rama në pushtet, Berisha kontrollon opozitën”, tha Shehi në A2 CNN.

Lajme të tjera |  Moti/ Vera e këtij viti, “ferri mbi tokë”? Ekspertët: Qershori i butë, por pastaj temperaturat do të jenë ekstreme

“PD është përfituese e këtij sistemi, pasi i ka marrë disa deputetë qyl. Edhe brenda PD-së, ata që kanë fituar nga lista e hapur nuk janë profesorë. Hiq Tabakun, të tjerët janë duke u kacavjerrë me grupe dhe para… Unë kam marrë përgjegjësitë e mia personale.

Personalisht ndihem i zhgënjyer nga qyteti im, sepse mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua. Si duket, nuk është më koha për ne. Lojtarët e rinj janë të gjithë milionerë, por mendova se do kishte mbetur pak moral. Ky brez i ri politik që po vjen ka shumë gjëra të mira, është më i zoti në komunikim, por ne i kemi dhënë më shumë rëndësi substancës sesa formës”, deklaroi Shehi.

Lajme të tjera |  Goditja e bosëve të drogës/ Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kur u pyet nëse ka bërë gabime, Shehi tha: “Unë nuk kam bërë gabime, unë jam gabimi vetë. Në politikë ka nevojë për gabimtarë si unë, që thonë ca të vërteta në kurriz të vetes. Më thonë mua që kam bërë gabim sepse mund të isha te lista e deputetëve, por nuk ia vlen. Kam qenë deputet dhe nëse do të vazhdoja, bëhem dhe unë bashkëfajtor”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us