Kryetari i LZHK-së, njëkohësisht drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Dashamir Shehi, e ka cilësuar projektin e Partisë Socialiste për gratë si një tallava politike.
Komentet Shehi i bëri përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ku tha se koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ planifikon në projektin e tij 6 orë punë për gratë dhe vajzat, me të njëjtën pagë si 8 orë.
“Nëna, vajza, gra të Shqipërisë, mos u merrni shumë me këtë dashurinë kryeministrore për femrat shqiptare. Sepse kjo është për të kaluar kohën dhe për të qeshur pak.
Ne ‘Djathtas për Zhvillim’ planifikojmë 6 orë punë për gratë dhe vajzat dhe do të mbështesim çdo grup politik që e mbështet këtë ide.
Kjo do të thotë më shumë liri për gratë dhe vajzat. Më shumë kohë për fëmijët tuaj dhe humbje ekonomike nuk ka”, tha Shehi gjatë fjalës së tij.