Dashnor Sula: Berisha duhet të largohet, nuk mbahet partia deri në Sharrë apo Tufinë…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, thotë se Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë duke e fajësuar për humbjen.

“Çdo gjë e ka një fund. Jemi prindër dhe nuk mendojmë që të ikin fëmijët para nesh. Duhet të ikim ne sipas rradhës. T’i mbajmë gjërat deri në Tufinë apo Sharrë, nuk e konceptoj dot. Gjithçka ka të bëjë me anën biologjike.

Kur shihja kolegët që qeshnin sikur nuk kishte ndodhur asgjë…

Lajme të tjera |  Debati për '11 majin'/ Adriana Kalaja: Edi Rama tentoi të më joshte, por refuzova. Unë e kam bërë zgjedhjen time, Berishën

Unë nuk kam çmendur të thëm se nuk ka ndërhyrje në zgjedhje, por a shtrembëron numrin e votave apo mandateve? Merr Elbasanin, Durrësin, Tiranën dhe Fierin. Në Elbasan, po mirë, Arbër Mazniku ishte më i fortë se Balla me bandat, krimin, lekët, Bashkitë? Balla ishte më i fortë se Mazniku. Pse në 2021, të gjithë ne morëm mbi 20 mijë vota më shumë në Elbasan? Ky është problemi.

Në Tiranë, nga 151 mijë vota që janë në Tiranë, 136 mijë i ka lista e hapur. Pra votat i ka marrë lista e hapur, jo e mbyllura”, tha ndër të tjera Sula.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us