Dashnor Sula thumbon Berishën: Bufi nuk ecën përpara, ndjek çdo lëvizje, por nuk kupton asnjë drejtim

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula ka thumbuar përmes një postimi në rrjetet sociale, kreun e PD Sali Berisha.

Ndërsa ka publikuar një foto ku shfaqet me një buf në dorë, një referencë tashmë e njohur e kryeministrit Edi Rama ndaj Berishës, Sula shkruan:

“Diku mes dritës së mëngjesit  dhe terrinës që nuk do të ikë pa zhurmë, u shfaq Ai… Bufi. I heshtur, i përhumbur, por gjithmonë nën vëzhgim.

I ulur në mes të rrugës, tamam si një simbol i rezistencës së vjetër që s’di të ikë, por as të ecë përpara. Sytë e tij si të një sistemi që ndjek çdo lëvizje, por nuk kupton asnjë drejtim.

Dhe po, për pak sekonda më pa si për të më thënë: Këtu jam ende!

Lajme të tjera |  Flamur Noka sulmon protestuesit: Kanë inat Donald Trump, se nuk iu plas për zogjtë. Pas protestës qëndron Sorosi

Por unë buzëqesha. Sepse ndryshe nga ai, unë nuk kam frikë nga drita”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us