Data e sotme e veçantë për Mourinhon, portugezi rikujton natën e magjishme në Tiranë

Data e sotme, 25 maji është një ditë tepër e veçantë për Jose Mourinhon dhe për klubin e Romës. verdhekuqtë e kryeqytetit si sot para tre vitesh arritën të fitonin trofeun e Conference League.

Roma mposhti Feyenoordin në finalen e parë të këtij kompeticioni, e cila u zhvillua në “Arenën Komnbëtare” në Tiranë. “The Special One” i ka kushtuar rëndësi datës së sotme në faqen e tij zyrtare.

“25 Maj 2022 Roma Feyenoord”, shkruan Mourinho në rrjetet e tij sociale. Kujtojmë se përballja mes Romës dhe Feyenoord që u zhvillua në vendin tonë, solli një valë turistike të madhe, ku rrugët e Tiranës u mbushën plot me tifozë.

Lajme të tjera |  Xabi Alonso “tronditet” pas zyrtarizimit te Reali, shkak bëhet ylli e ekipit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us