Presidenti i Republikes Bajram Begaj ka nisur konsultimet me partitë politike për të caktuar më pas datën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin që vjen. Mëngjesin e sotëm janë parë që të futen në Presidencë, përfaqësues të partive të vogla opozitare. Krah për krah, për të takuar Begajn, të parët që kanë shkuar janë: Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule. Pas thuajse një ore diskutimet, është zbuluar se krerët e partive të vogla kanë kërkuar datën 4 maj.
“Mendojmë se data 11 maj është e papërshtatshme,”-tha në fjalën e tij Agron Duka.
Të enjten, kreu i shtetit do të presë përfaqësues nga Partia e Lirisë që në mungesë të Ilir Metës, i cili ndodhet në “arrest me burg”, pritet që të shkojë Tedi Blushi.
Ndërsa takimet mes zyrtarë të Partisë Socialiste dhe Demokratike, presidenti Begaj do t’i zhvillojë më 25 Nëntor.
Sipas Kodit Zgjedhor, dita e votimeve duhet të zhvillohet në një nga të dielat nga 15 prilli deri në 15 maj. Ndaj presidenti Bajram Begaj mund të dekretojë një prej këtyre datave; 20, 27, 4 dhe 11 maj. Për këto zgjedhje do të implementohet për herë të parë vota e diasporës. Ndërkohë palët nuk janë dakordësuar ende për votimin elektronik. KQZ propozon që votimi të bëhet me makineri në Elbasan dhe në Durrës, ndërsa maxhoranca kërkon që të shtohet edhe qarku i Tiranës. Në këtë pikë kundërshton opozita, e cila pretendon se votimi elektronik mund të manipulohet.