Viti i ri ka hyrë por cila është data më me fat e dasmës për vitin 2024? Të gjithë duan ta fillojnë jetën e tyre martesore me një notë të fortë fati dhe për shumë njerëz kjo përfshin datën e dasmës. Sipas astrologëve, ditët më të mira për t’u martuar në vitin 2024 përkojnë me Venusin, planetin e dashurisë, romancës dhe bukurisë, duke kaluar Plutonin, sundimtarin e dashurisë dhe martesës. Këto janë ditët perfekte për të kurorëzuar dashurinë:
17 shkurt – Afërdita do të jetë në Ujor dhe do të bashkëveprojë me Plutonin, i cili gjithashtu do të ndodhet në këtë shenjë. Kjo, e bën 17 shkurtin një ditë të përsosur për të thënë betimet e dashurisë, pasi planeti i dashurisë dhe ai i martesës do të punojnë fort që dashuria jote të përballojë çdo sfidë.
24 mars – Më 24 mars, Afërdita do të jetë te Peshqit emocionalë dhe do të ndërveprojë me Jupiterin në Dem, për të të dhuruar një festë dhe më pas, një jetë magjike.
29 gusht – Në këtë datë, Afërdita do të jetë te Peshorja dhe në të njëjtën kohë, Plutoni në Ujor. Dashuria dhe romanca janë në ajër dhe do të bashkojnë forcat me Peshoren e balancuar dhe Ujorin revolucionar.
7 dhjetor – Kjo është një ndër ditat më të mira për t’u martuar në vitin 2024. Jo vetëm që dasmat janë të bukura në dhjetor, por sipas Garbis, planeti i dashurisë dhe Plutoni, planet ii martesës do të shtojnë dashurinë dhe do lidhja do të jetë thjesht kozmike.