Flamurtari siç dihet prej kohësh është në kërkim të një timonieri për sezonin e ri. Shumë emra përfliten, madje ka patur edhe oferta konkrete siç është për Gianni de Biasin. Por ish-i i Kombëtares është një “kafshatë” e madhe për kuqezinjtë.
Kjo pasi siç dihet, italiani ka kërkesa të larta financiare, të cilat kapin shifrën e 500 mijë eurove në sezon. Në këto kushte duket se në Vlorë kanë kthyer fokusin të një tjetër ish. Bëhet fjalë për Shpëtim Duron, i cili për të disatën herë flitet për një rikthim në Vlorë.
65-vjeçari aktualisht është pa një ekip dhe aventura e fundit e tij ka qenë te Suhareka. Trajneri kryeqytetas mund të rikthehet në Vlorë në një ambient që e njeh mjaft mirë, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e vlonjatëve