Debate në Kuvend/ Sula-Nikollës: Na ndërprisni rrogën, por jo fjalën! I keni njerëzit tuaj në burg

Është zhvilluar me debate seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat, Dashnor Sula iu drejtua kryetares së Kuvendit me fjalët se nuk mund të ia ndërpresi fjalën opozitës. Ndërkohë u shpreh se në burg janë njerëz të mazhorancës, dhe jo të opozitës.

Dashnor SulaNa ndërprisni rrogën, mandatin, por jo të na prisni fjalën. E ke bërë modë kryetare. Po të jetë fjala për procedurë, duhet të respektohet. Po institucionet e tjera të Shqipërisë, qeverisë, a kanë një procedurë? Kush është procedura? Është parandalimi, i abuzimit, i vjedhjes, i korrupsionit. Më gjeni një rast kur është bërë një parandalim. Ma gjeni një rast të vetëm?! Sa për drejtësinë që flitet këtu, kush i ka në burg njerëzit, kunetërish, baxhanakët, apo të afërmit, juve apo ne?”, tha ai.

Lindita Nikolla: Ça fjalimi është ky?

Dashnor SulaPse s’ju pëlqen juve? Meqë drejtësinë që ka ca burra të mirë andej, që kanë qenë dhe prokurorë, ju thoni se ne s’e duam drejtësinë, por në burg i keni ju, jo neve.

Lajme të tjera |  Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detajet e ngjarjes së rëndë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us