I është rikthyer punës Komisionit të Ligjeve, duke mbajtur sot mbledhjen e radhës. Por mbledhja nisi me akuza për manipulim të zgjedhjeve. Deputeti i PD Asllan Dogjani tha se ligjet për të cilët janë mbledhur janë thjesht “dekor” që bëhen për pushtetin. Kryetarja e komisionit Klotilda Bushka e ndërpreu duke i thënë se analiza e zgjedhjeve duhen bërë në parti.
Diskutimet
Dogjani: Ne mblidhemi për të bërë ligje, thjesht dekor që bëhen ligje më shumë për pushtetin, për qeveritarët, të fortën e krimit sesa për qytetarët e thjeshtë. Në një vend ku nuk sigurojnë dot zgjedhje të lira e të ndershme dhe qytetarët të votojnë të lirë, nuk mendoj se ka vend që të mblidhemi si komision për të bërë ligje false, sa për dekor, për të thënë se jemi në një vend demokratik ndërkohë që në Shqipëri demokracia ka marrë fund, është instaluar diktatura.
Bushka: Analizën e zgjedhjeve e bëjmë nëpër parti, nuk është komisioni i Ligjeve. Dua që të rrini te rendi i ditës.
Dogjani: Populli foli, por më shumë foli krimi. Vullneratët e demokracisë, paratë e drogës dhe frika ishte mjeti më i efektshëm në këto zgjedhje. Kërkesa për procedurë është që kjo lloj fitoreje që keni bërë, më keq se në ’96, është rrezik i madh për demokracinë, që jo vetëm që gjatë fushatës zgjedhore që u përdorën e krimit, por edhe gjatë numërimit të votave u bë manipulim. Kishit çuar artistë për manipulimin. Këto zgjedhje janë për Shqipërinë, me Ramën që është kapur peng nga ndërkombëtarët, ka për t’u kthyer shumë shpejt në një arenë betejash, mos ndoshta dhe kombeve dhe shqiptarëve.
Alibeaj: Jemi 10 shtetas shqiptar në këtë tavolinë që nuk fituam. Shqiptarët kanë folur më 11 maj, do të thtoëq 10 veta në këtë tavolinën s’e kemi më përfaqësimin nga sovrani për të folur, diskutuar dhe votuar që dmth çdo procedurë nga sot e në vazhdim, Konferenca ka vendosur, ju mungon legjitimiteti. Ne nuk jemi deputetë, tagrin për të përfaqësuar publikun shqiptar nga data 11 e këtej. E bëj këtë kërkesë si procedurë, e di fare mirë që mandati i këtij kuvendi shkon deri në 10 shtator, dhe se në këtë periudhë aftësia e deputetëve për të marrë vendime do të duhet të jetë e vetëkufizuar. E kam kërkesë për procedurë që ndoshta me veprimtari për shqyrtimin e raporteve edhe mund të procedohet, por me miratim projektligjesh do të ishte tejkalim të kushtetutës. Unë do t’ju sugjeroja që të procedohet deri më 8 korrik vetëm me fazën e shqyrtimit të këtyre projektligjeve ndërkohë që vpotimi dhe miratimi duhet t’i përcillet kuvendit të ri. Ky do të ishte respektim i kushtetutës dhe vullnetit të sovranit. Nuk kemi më autorizimin në emër të njerëzve.
Pas diskutimeve, ndërsa mbledhja kishte në plan miratimin e kalendarit të punimeve të Komisionit dhe disa projektligje, Enkelejd Alibeaj dhe Asllan Dogjani deklaruan se miratimi i këtyre projektligjeve është në tejkalim të kushtetutës dhe se vendimet duhet të merren në Parlamentin e ardhshëm, duke zgjedhur që të braktisin senacën.