Debati në Facebook përfundon në Prokurori! Anduel Xhindi kallëzon Belind Këlliçin: Drejtësia të bëjë punën!

Ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i PS, Anduel Xhindi ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit kundër Belind Këlliçit, duke e akuzuar për dy vepra të rënda penale.

Përplasja mes Anduel Xhindit dhe Belind Këlliçit ka nisur ditë më parë, kur politikani demokrat ndau një foto të Xhindit në fushatë dhe e akuzoi se si drejtues i “Illyrian Guard” ai po shkelte ligjin. Më anë të një postimi në Facebook, Xhindi shprehet se ka ndërmarrë hapa ligjor. Ish-deputeti socialist thotë se për të shmangur çdo keqkuptim dhe për transparencë të plotë, ndan publikisht dokumentin e lirimit të tij nga detyra në “Illyrian Guard”, në vitin 2024 për arsye personale.

Lajme të tjera |  “SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”, Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata, Sorosi...

“Fjalët i merr era, por përballja me shpifjen kërkon përgjegjësi. Për këtë arsye, kam depozituar një kallëzim penal për shpifje ndaj z. Këlliçi. Tashmë, drejtësia do të bëjë punën e saj. Jam i habitur se si figura publike dhe kandidat që duan të përfaqësojnë qytetarët në Parlamentin e Shqipërisë mund të shprehen me kaq pak kujdes dhe etikë, pa verifikuar asgjë më parë. Vaj medet çfarë mund të bëjë me qytetarët Belo,-thuhet në reagimin e tij.

Debati në Facebook përfundon në Prokurori! Anduel Xhindi

DOKUMENTI
Debati në Facebook përfundon në Prokurori! Anduel Xhindi

DOKUMENTI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us