Debati për ’11 majin’/ Adriana Kalaja: Edi Rama tentoi të më joshte, por refuzova. Unë e kam bërë zgjedhjen time, Berishën

Zyrtarja e lartë e PD, njëherësh ish kandidatja demokrate për deputete, Adriana Kalaja thotë se Edi Rama ka tentuar ta blejë atë me anë të një biznesmeni të fuqishëm.

“Unë nuk jam nga ato që dal dhe bëj viktimën dhe them që: Këtë më tha Rama, këtë më tha ky miku i Ramës. Unë ofertat i kam patur me vite, sepse është i vetmi kryeministër, Rama është nga të rrallët që nuk i lufton kundërshtarët, por i blen, dhe për këtë ne kemi shumë prova.

Kështu që tentativa për të më joshur mua ka qenë që me teatrin. Unë kur fillova foltoren me zotin Berisha, ju e mbani mend shumë mirë që më 10 shtatorin e 2021-shit, brenda javës më ka thërritur një biznesmen shumë i fuqishëm i pushtetit dhe më bëri ofertën që ti duhet të kalosh…

Lajme të tjera |  Ndërron jetë papritur ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ai fliste gjithmonë në emër të Ramës dhe Rama gjithmonë kur i ka interesuar, ti e di që ka folur në emër të ndërkombëtarëve. Megjithatë, unë edhe sot, jam shumë e zhgënjyer me rezultatin, nuk bëj hipokriten por edhe sot unë jam e bindur që kam zgjedhur rrugën e drejtë.

Unë e dija shumë mirë që ishte e vështirë të merrja mandatin. Këtë e dija shumë mirë. Unë prisja që PD të ishte tek 69-71 mandate. Por unë kisha një pritshmëri maksimale, por minimalisht me 69 mandate.

Në dijeninë time, Rama masakrën zgjedhore e kishte kalkuluar për ta bërë jashtë Shqipërisë, në diasporë. Të jemi koshientë, më shumë e kishte sepse e kishte për herë të parë. Megjithatë, unë mendoj që duhet të jemi në një qasje radikale, dhe të jemi përballë një regjimi”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us