Debati për drejtësinë/ “Kreu i SPAK përballet me sulme kafshërore”, Berisha i përgjigjet Ramës: Edhe këpucët duhet t’ia fshish Altin Dumanit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i dha një përgjigje kreut të qeverisë, lidhur me sulmet ndaj Altin Dumanit.

Sipas Berishës me ato që kreu i SPAK ka bërë për kryeministrin, ky i fundit duhet t’i fshijë këpucët Dumanit.

“Shqipëria ka një sistem në të cilin një njeri përcakton çdo gjë. Si iu duket iu që marrin të burgosurin e fusin aty dhe publikojnë statuse në emër të tij. Ato statuse sipas burimeve që duhen hetuar, janë të shkruar nga dora e Ramës.

Është Altin Dumani që e mbron. Po të mos ishte Altin Dumani, krimi elektoral do ishte ndëshkuar. Nuk ndëshkohen dosjet se të çojnë te Edi Rama.

Më herët, gjatë komunikimit me ndjekësit online, kreu i qeverisë foli për sulme kafshërore të bëra në drejtim të Altin Dumanit.

Lajme të tjera |  LaCivita flet me shifra: Mendoj që sonte ishin 20 mijë persona në mbështetje të Berishës

“Altin Dumani, për të cilin kam respekt dhe që ka të gjithë solidaritetin tim dhe solidaritetin tonë përballë sulmeve kafshërore, edhe deri kundër familjes së tij.

Dumani nuk ka ardhur nga hëna, as nuk e kanë sjellë me avion nga Amerika ose Europa kur u ngrit institucioni i SPAK”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us