Debati për ndarjen e opozitës/ Bushati: Jeni si Liza në Botën e Çudirave… Noka: Shehaj e Lapaj janë peng, Shabani shoferi i Spahiut

Analisti Andi Bushati ka debatuar me Sekretarin e PD, Flamur Noka, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me fragmentarizimin e opozitës, të cilën Noka nuk e pranon që ka ndodhur, duke deklaruar se në fakt opozita është shumë e bashkuar.

Noka gjithashtu sulmoi ashpër kryetarët e partive të reja, duke deklaruar se Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj “janë pengje” të Ramës, ndërsa Endri Shabanin e quajti “shofer të Kreshnik Spahiut”.

Debati: 

Andi Bushati: Fragmentarizimi është një realitet, na përplaset syve. Të mos shohësh që ka fragmentarizim, do të thotë të mos njohësh kundërshtarin që ke përballë. Fragmentarizimi është një pjellë evidente e autoritarizmit shqiptar. Nga Putini deri te Vucic, opozitat janë të fragmentarizuara. Jo të gjitha por nga dy parti që kanë dalë nga PD, janë partitë që i mbajti Rama me vulë në xhep. Jemi prezent që në zgjedhjet e kaluara, ligjin e ndryshoi Rama për të fragmentarizuar opozitën. Duke refuzuar fragmentarizimin, dukeni si Liza në Botën e Çudirave, nuk pranoni vështirësitë, ligësitë, kriminalitetin e kundërshtarit. Rama duhet luftuar për këto. Po the se nuk ekzistojnë, nuk njeh kundërshtarin.

Flamur Noka: Rama në rrokopujën ku është, u përpoq të fragmentarizojë opozitën. Ne kemi patur bonsens për ti bashkuar, për ta bërë opozitën totale në front. Unë jo personalisht por Sali Berisha po. Unë e di me detaje si është marrë peng pengu. Si është marrë peng Kapllan Pallati. Si është marrë peng Agron Shehaj dhe si është instrument i lali vjedhësit Adriatik Lapaj. Shabanin nuk e komentoj se ka qenë shofer i Kreshnik Spahiu. Berisha i ka dërguar mesazherë të gjithëve për tju thënë është koha të rrëzojmë Ramën, kemi pastaj kohë për të ndarë gjërat me njëri tjetrin. Por, kur je peng, je peng, dhe nuk je i lirë. Parti të krijuara, të stisura për të dëmtuar opozitën. I ka emëruar Rama, opozitë e opozitës. Hapni ngjarjet e 21 Janarit, do të gjeni Laert Kolën që lyhej me bojë të kuqe, në njërën anë e lyen Veliaj dhe në anën tjetër e lyen Adriatik Lapaj.

Lajme të tjera |  Fushatë apo humanizëm? Spaho: PS ndan thasë me miell në këmbim të votës. Gazetari: Janë ndihma të Kishës

Andi Bushati: Kjo logjikë e përçan opozitën.

Flamur Noka: Ky njeri nuk është opozitë por është urdhëruar të bëjë opozitën e opozitës. Çdo parti që do të rrëzojë Ramën, nuk mund të bëhet patericë e Ramës. Kam nxjerrë dokumenta për Agron Shehajn, me Lali Erin…

Ylli Rakipi: Nuk është e vërtetë kjo. Ai sot del dhe merr 5-6% në sondazhe.

Flamur Noka: Janë sondazhet e Kamala Harris.

Ylli Rakipi: Mirë me këto merruni ju, me kapelen e Trump, Kamala Harris…

Flamur Noka: Agron Shehaj merr tendera në qeveri vëllai i tij.

Ylli Rakipi: Nuk e kemi këtu.

Flamur Noka: Kompania Prime Capital ka marrë leje për resort turistik në Gjirin e Lalëzit? A ka marrë tender në ministritë e qeverisë vëllai i Shehajt? Guxon vëllai im të shkojë të marrë tendera?

Lajme të tjera |  Kryemadhi: S'kam komunikuar me Ilir Metën dhe nuk më intereson. Pas 11 majit nis një jetë komplet tjetër

Ylli Rakipi: Është vëllai jot biznesmen? Vëllai i tij është biznesmen. Te ju fshehin emrin gjysmat e biznesmenëve.

Andi Bushati: Kjo është një sëmundje e vjetër e PD, pra që kush nuk i bindet Saliut është tradhtar.

Flamur Noka: Koha e ka vërtetuar këtë.

Andi Bushati: Ne nuk e dimë nuk vë dorë në zjarr për njeri, por pse fabula juaj hedh poshtë aludimet për partitë e reja. Ju thatë fablën e Lulit si të kapur nga Rama. Gjithë narrative e PD është që Luli na ka tradhtuar që kur bëri marrëveshjen e fshehtë në 2017 me Ramën, shiti reformën në drejtësi, na çoi të heqim mandatet etj. Nëse Luli ka bërë këto dhe jeni parti që keni ngritur dorën pas Lulit, duhet të ikni të gjithë në shtëpi. Kjo është shumë problem. Më kollaj besoj se Luli mund të ketë bërë diku pakt me Edi Ramën, siç keni bërë ju dje apo mund të bëni nesër, por kjo e agjentëve të shitur që si Luli është dhe Agroni por edhe Lapaj, pra të gjithë të korruptuar. Kjo nuk vlen si shembull për të njollosur këdo që nuk mendon si ju.

Flamur Noka: Opozitë është edhe Qori por nuk e konsideroj të blerë. Është opozitar natyral.

Andi Bushati: E ka masakruar RD që paguhet nga Veliaj, keni bërë të njëjtën fabul kundër Qorit, është refren i ezauruar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us