Debati për “regjimin” dhe zgjedhjet/ Bushati: Jemi në diktaturë! Kajsiu: Neo-feudalizëm politik, zgjedhjet nuk ishin farsë!

Analistët Andi Bushati dhe Blendi Kajsiu kanë replikuar lidhur me sistemin politik në Shqipëri dhe zgjedhjet, debat të cilin e realizuan edhe në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Sipas Andi Bushatit, Shqipëria është sot në një sistem autokratik, gati diktatoria, ku Rama nuk mundet dot me zgjedhje. Ndërsa Kajsiu, e quajti sistemin tonë “neo-feudalizëm politik”, ku të gjithë liderët kanë feudet e veta dhe sundojnë në to. Kajsiu e sheh fitoren e Ramës, si humbje të opozitës më së shumti për shkak të mosbesimit ndaj PD-së së Berishës, sesa si shkak të krimit të organizuar, parave të korrupsionit dhe elementëve të tjerë që përdor pushteti.

Debati: 

Ylli Rakipi: Çfarë sistemi ka sot Shqipëria? Jemi në demokraci, në regjim autoritar, në diktaturë? Si e përcaktoni ju?

Andi Bushati: Jemi mes një regjimi autokratik, pothuajse diktatorial. Ka shumë raste që e tregojnë. Më gjeni një vend demokratik, që opozita ka kaluar përmes burgjeve apo të ndodhë ajo që ndodhi në Himarë? Ajo që i ndodhi Agon Channel? Më gjeni vend demokratik që ti minojnë Irfanit hotelin siç ia minuan? Jo se nuk ka hotele të tjera të ngjashme, por se në një moment autokratit nuk i pëlqeu qëndrimi i tij si pronar media. Më gjeni një vend demokratik ku televizionet kombëtare janë lërpirësit më të mëdhenj të qeverisë?
Duke shtuar edhe përdorimin e drejtësisë si mashë të një njeriu të vetëm. A jemi më afër Putin, Ergodan, Alievit, apo jemi më afër Gjermanisë, Francës dhe Italisë?

Blendi Kajsiu: Debati ynë nuk është kaq shumë për llojin e regjimit, sesa një debat për zgjedhjet. Mendoj se nuk e kemi të qartë se në çfarë regjimi jemi, sepse është një sistem i ri. Ne këto fenomene i shohim edhe në vende demokratike si SHBA. Ka krizë të demokracisë në nivel global.
Mendoj se koncepti i diktaturës, e përshkruan në mënyrë të pjesshme. Unë po përpiqem të mendoj sistemin si neo-feudalizim politik. Fragmentizim i sferës politike, ku secili është Zot në feudin e tij. Rama është Zot në feudin e tij, në PS merr përmasat e një monarkie. Berisha është në feudin e tij, nuk ka të bëjë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Njëlloj si Trumpizmi që funksionon si monarki dhe jo demokraci. Pra sistem ku secili ka feudin e vet, përfshirë pronarin e mediave. Në këtë aspekt, kemi gërryerje të demokracisë. Demokracia pa një hapësirë publike…. Secili ka realitetin e vet. Faktet e njërit thonë jemi në masakër, faktet e tjetrit që kemi zgjedhje. Secili vendos normat e veta, nga feudali kryeministri dhe me rradhë. Jemi në neo-feudalizëm politik. Edhe mediat nuk flasin në emër të interesit publik. Media-politikë apo edhe krimi i organizuar

Lajme të tjera |  Bejko: Berisha dogji të ardhmen e PD, kërkon të shuajë zërat kundër tij

Andi Bushati: Është e rëndësishme të mbajmë qëndrim për pyetjen e parë sepse kjo jep përgjigje për të dytën. Nëse nuk jemi në demokraci, atëherë do të dalim idiotë nëse flasim për zgjedhje. Nëse jemi në demokraci, pastaj ha diskutim u vodhën apo jo. Këtu është pyetja, fitoi Rama apo humbi Berisha? Fitoi Rama, apo humbi Beleri? Se Beleri fitoi. Një nga figurat e urryera të opinionit publik, çfarë i bënë? Ia vodhën me SPAK. Bënë pastaj zgjedhje dhe fitoi PS.  Një nga gjërat që më bëri të thellohem në replikën me Kajsiun, ishte kjo, teza e Kajsiut që thoshte krimi mund të ketë bërë ndonjë gjë, ndonjë manipulim, por Ramës nuk i duhet se edhe pa këto fiton. Mbrojtësit e krimit zgjedhor thoshin në 96’, Berisha e prishi pak, futi ndonjë drru, por i fitonte. Po kështu Nano dhe Meta në 2001, thoshin do të fitonte PS, por vodhi pak. E para, këta janë politikanë, nuk janë kleptomanë, që vjedhin pak për qejf. E dyta, një njeri që niset nga bonsens, që ka shqetësim intelektual, merret me atë që vjedh pak edhe sikur të vjedhë pak, jo me atë që nuk arriti ku duhej. Kjo them se është nga tezat më të rrezikshme.

Ylli Rakipi: Ti Bushati dhe të gjithë ne këtu nuk votojmë për Saliun. Dakord regjim, po ku do ti gjejmë votat për Saliun?

Andi Bushati: Ti thua, derisa Bushati voton për Qorin, atëherë Berisha nuk do të fitojë kurrë. Mua më shqetëson, unë mendoj se Qori ka vizionin më të mirë për këtë shoqëri. Problemi është, a do të bëjmë proces kundër Qorit? Ky njeri që thotë se Shqipëria është vend oligarkik, pse mori vetëm një deputet? Ngaqë shqiptarët mendojnë se nuk kanë problem për oligarkinë, apo nuk janë të lirë të votojnë për partitë e reja? Është e pamundur që në një sistem ku mungon demokracia të lindë e reja.

Blendi Kajsiu: Duhet të qartësojmë termat. Nëse themi masakër, gjenocid, këto janë realitete alternative. Ka dy fakte, që mund të interpretohen por jo të kontestohen. Zgjedhjet e fundit, nuk ishin as farsë dhe as masakër. Farsa do të thotë mashtrim, ndërsa masakra që vullneti u tjetërsua, apo u fshi. Kemi shembuj të farsave, e fundit ishte Venezuela. Në Venezuel fitoi opozita. Nxorrën komisionerët procesverbalet, në mbi 50% dhe nga llogaritja doli që 60% të votës e mori opozzita. Maduro deklaroi rezultat me KQZ ku kishte njerëzit e tij. Dolën njerëz në protesta masive. U detyrua të nxirrte ushtrinë, të hiqte kryetaren de facto, arrestoi opozitarë, pra rri në pushtet nëpërmjet një diktature ushtarake. Ato zgjedhje nuk u njohën nga shumë vende. Aty është një shembull, e një masakre elektorale, ku zgjedhjet i fitoi opozita dhe këtë e dinë të gjithë dhe fitorja iu dha pushtetit. A ishte ky rasti në Shqipëri? Jo. Ne kemi barometra, Tirana është barometri, ka më pak ndikim krimi dhe blerja e votës. Këtu vijmë te gënjeshtra e dytë e opozitës, që prodhon gënjeshtra më të mëdha se pushteti, që Berisha i humbi zgjedhjet nga krimi dhe jo nga mosbesimi dhe braktisja elektorale. PD humbi në të 11 njësitë administrative në Tiranë. Në të gjithë sondazhet dilte nën PS. Braktisja e Berishës nga elektorati nuk mund ti vishet krimit të organizuar. Mund të debatojmë numrin e mandateve, por të thuash se Berisha humbi nga krimi dhe jo nga braktisja elektorale, bie ndesh me faktet dhe nuk mund të quhet masakër.

Lajme të tjera |  Komentet e Ramës për rritjen e PAGËS së gjyqtarëve me 700 euro, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme!

Andi Bushati: Teza e Kajsiut është po të kishte zgjedhje të trukuara, Tirana do të ishte ndryshe. A mund ti kemi sytë në ballë dhe mos shohim ç’është Tirana? Ç’ishin kriminelët e 5D? Anëtarët e shtabit elektroal të PS, që vodhën 30 milionë. Këllici thoshte po më vjedhin njerëzit në 5D të Erion Veliajt, e njëjta makineri ka punuar po njësoj. Nuk ishin kriminelë që bënë drogë, por që vidhnin paratë e buxhetit. Mekanizmi punon po njësoj, është i njëjti mekanizëm 5D i Veliajt me atë të Ballukut. Po mirë, nuk paska krim? Po atë që përdorën 900 mijë qytetarë që iu vodhën të dhënat që ia kanë besuar shtetit të tyre dhe i përdorin patronazhistët? A është ky krim që ndikon në zgjedhje? Nuk bëjmë dot sikur nuk i shohim.
Jam dakord nuk ka Suel Çelë dhe Troplinë në Tiranë, por krimi shtetëror që shkatërron çdo qelizë të zgjedhjeve ka qenë prezent. E fundit, a ka rënie opozita? A shpjegohet rezultati i Ramës me rënien e opozitës? Patjetër dhe do të ketë më shumë në 2029. Më gjeni vend demokratik me gjithë krerët e opozitës në burg? Ju duket normal burgu i Salianjit? Si shpjegohet që SPAK-u zhduku të gjithë votat e Ilir Metës? SPAK bëri hajdut edhe Veliajn, por PS u rrit me vota. Janë shumë gjëra që ulërasin, sa nuk bën dot sikur nuk i shikon. Teza që krimi nuk ka qenë prezent në Tiranë, është nga alibitë më të paqëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us