Dëbora bllokon qarkullimin Tiranë-Dibër, këto janë akset e kalueshme vetëm me zinxhirë

Qafa e Murrizit në Dibër është bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës, duke paralizuar lëvizjen e mjeteve nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas.

Policia e Shtetit thotë se ka shktuar prezencën në Qarkun e Dibrës, si dhe u bën apel shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar.

Akset Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Peshkopi-Kala e Dodës -Kukës; janë të kalueshme dhe lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ka shtuar prezencën e shërbimeve të Policisë në të gjitha akset rrugore urbane e rurale, për shkak të motit që vijojnë të bien reshje të dendura dëbore, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.

Lajme të tjera |  Humbja më 11 maj/ Kandidatja e PD: Berisha është heroi ynë, por duhet të largohet. S'është normale të humbasë dhe mos të mbajë përgjegjësi

Aktualisht rruga e Arbrit pjesa e aksit të bypass Qafë Murrizë për shkak se vijojnë të bien reshje të dendura dëbore, vijon të jetë i bllokuar dhe lëvizja e automjeteve drejt Tiranës dhe anasjelltas, vijon të kryhet nga aksi i vjetër rrugor.

Akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Peshkopi-Kala e Dodës -Kukës; janë të kalueshme dhe lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.

Njëkohësisht, Inspektorët dhe specialistët e policimit në komunitet janë në zonat që mbulojnë dhe janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje.

Policia e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren.

Lajme të tjera |  "SPAK ngatërron ëndrrat me faktet", Meta: Karta bankare nuk ka as edhe lidhjen më të vogël me mua

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us