Debutoi ndaj shqiptarit tjetër, Florent Hasani “përvesh mëngët” në Turqi

Florent Hasani u transferua këtë fundjavë në Turqi tek Boluspor dhe direkt pas zyrtarizmit debutoi me klubin e ri.

Ish-i i Tiranës la Rumaninë për klubin e Dean Liços dhe para dy ditësh gjeti minutat e para me bardhekuqtë. Në takimin e ligës së parë turke ndaj Ankara Keciorengucu, sulmuesi u zgjodh nga tekniku turk për t’u aktivizuar.

Shqiptari u hodh në fushë në minutën e 61-të, ku zëvendësoi Yildiz dhe luajti rreth 30 minuta.

Ish-i i Superiores mori notën 6.7, jo keq si sfida e parë në Turqi. Në ndeshjen e parë në aventurën e re, lojtari shqiptar pati si kundërshtar një tjetër ish-të Superiores. Eduart Rroca ishte vendimtar ndaj Hasanit pasi “gatoi” golin e vetëm të kryeqytetasve në barazimin ndaj klubit të Florentit dhe Liços.

27 vjeçari pas debutimit zyrtar ka përveshur mëngët në stërvitje ku duket se do të jetë një ndihmë e madhe për Bolusporin.

Debutoi ndaj shqiptarit tjetër, Florent Hasani "përvesh

Hasani kundër klubit të Rrocës
Lajme të tjera |  U largua nga Laçi, por jo nga Superiorja, ish-i i Partizanit “fut në sherr” ekipet e kryeqytetit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us