Deçiziv në ndeshjet e fundit për Lazion, Elseid Hysaj shpërblehet në maksimum nga trajneri Baroni

Në pritje të rinisjes së kompeticioneve europiane, Lazio do të luajë fillimisht ndeshjet në kampionat dhe në Kupën e Italisë, pasi në Europa League u rendit e para dhe ka kaluar menjëherë në raundin e 1/8-ve.

Ditën e sotme, skuadra e kryeyqytetit italian ka bërë të ditur dhe listën për fazën e dytë të Europa League, ku bie në sy dhe thirrja për Elseid Hysajn që do të marrë pjesë në këtë kompeticion.

Edhe pse i dëmtuar, mbrojtësi shqiptar ka rezultuar deçiziv për skuadrën laciale duke asistuar dy herë në dy ndeshjet e fundit që është aktivizuar. Me paraqitjet e tij të mira, Hysaj ka fituar plotësisht besimin e trajnerit Baroni.

Lajme të tjera |  Humbja me Interin nuk “kapërdihet”, klubi i Barcelonës merr vendimin DRASTIK para “El Clasico”-s

Portierë: Provedel, Mandas, Furlanetto.

Mbrojtës: Marusic, Lazzarri, Gigot, Patric, Romagnoli, Gila, Tavares, Hysaj.

Mesfushorë: Vecino, Rovella, Guendouzi, Dele-Bashiru

Sulmues: Pedro, Zaçagni, Castellanos, Noslin, Isaksen, Dia, Tchaouna.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us