Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur në terr. Një defekt në linjën e furnizimit la këtë dielë pa energji elektrike disa nga qytetet më të mëdha në qendër dhe në jug të vendit.
Për shkak të një defekti në linjën 220 kilovolt, nuk furnizohet me energji nënstacioni i Spitallës dhe i Rrashbullit. Pa drita janë Durrësi, Fieri, Vlora, Kavaja, Shkozeti, Rrogozhina, Lushnja dhe Saranda. Përjashtim bën vetëm porti i Durrësit, i cili në raste të tilla sipas protokollit furnizohet me energji elektrike nga gjeneratorët.
vijon…