Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut ku Veap Cami ka vrarë me armë zjarri vëllanë Lulzim Cami dhe më pas veten.
Fokus News sjell pamjet nga vendngjarja dhe dëshminë e fqinjës që ishte njëkohësisht edhe pronarja e shtëpisë ku Lulzim Cami qëndronte me qira.
“Dëgjova gratë duke bërtitur kur i gjetën. I kemi me qira, ishin njerëz të rregull. Atë që erdhi (Veapin) nuk e njohim. Erdhi në mëngjes, por nuk e dimë çfarë ndodhi. Në rrimë në shtëpi tjetër”, tha fqinja.