Deklarata e fortë e Berishës: Ka ministra që janë marrë me porosi vr*sjesh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një tjetër deklaratë të fortë gjatë prezantimit të programit të  ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’ në lidhej me sigurinë dhe rendin. Berisha u shpreh se rendi dhe siguria ndodhen në duart e krimit. Kreu i PD u shpreh se në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh dhe kanë marrë benefite nga trafiku i drogës.

Sali Berisha: Sot jemi në një situatë të kundërt. Për fatin e keq rendi dhe siguria janë në duart e krimit, ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh, ka ministra që janë marrë me benefite nga trafiku i drogës. Vetë kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë bandave. Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpuntor i organizatave kriminale, të cilave po u krijon mundësinë e artë të investimit të miliarda eurove të tyre në Shqipëri. Në këto kulla që mbijnë dhe që tani do përhapen në qytete të tjera, në këto  kulla që janë monumente më të shëmtuara të drogës dhe krimit. Sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor matrixi ta quajmë kështu edhe dje apo pardje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bënë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria është në duart e krimit. Krimi urdhëron emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve, krimi emëron deputetët. Si Çyrbja ka edhe të tjerë. Krimi urdhëron emërimin e ministrave.

Lajme të tjera |  “Kam eksperiencën të mbaj premtimet”- Berisha: Do ju kthejmë paratë e vjedhura

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us