Deklarata e fortë e Trump: Kam dhënë urdhër që nëse Irani më vret, të rrafshohet

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë disa deklarata të forta gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale. Duke folur për situatën në Lindjen e Mesme, Trump u shpreh se palestinezët “do të dëshironin” të largoheshin nga Gaza nëse do të kishin mundësi.

“Ata do të adhuronin të largoheshin nga Gaza,” tha Trump para gazetarëve. “Mendoj se do të ishin shumë entuziastë nëse do t’u jepej mundësia të jetonin diku tjetër.”

Në të njëjtën konferencë, Trump njoftoi se ka firmosur një urdhër ekzekutiv për të rikthyer presionin maksimal ndaj Iranit, me qëllim pengimin e regjimit iranian për të zhvilluar armë bërthamore.

“Është një masë shumë e ashpër ndaj Iranit,” theksoi Trump. “Shpresoj që të mos kemi nevojë ta përdorim shpesh, por është e nevojshme.”

Ai gjithashtu bëri një deklaratë tronditëse, duke zbuluar se ka lënë “udhëzime të qarta” në rast se vritet nga regjimi iranian:

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

“Nëse Irani do të më vriste, ai do të zhdukej,” u shpreh Trump, duke nënkuptuar një përgjigje të ashpër dhe të menjëhershme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.

Në një tjetër vendim të rëndësishëm, Trump ka firmosur një urdhër për tërheqjen e SHBA-së nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke akuzuar këtë organ për qëndrime të njëanshme kundër Izraelit.

“SHBA nuk do të financojë më UNRWA-n,” shtoi ai, duke iu referuar Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën e Refugjatëve Palestinezë.

Këto vendime sinjalizojnë një kthesë të fortë në politikën e jashtme amerikane, me fokus tek presioni maksimal ndaj Iranit dhe një qëndrim më kritik ndaj organizatave ndërkombëtare si OKB-ja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us