Deklarata e Gjylametit për Reformën Zgjedhore, Ina Zhupa i përgjigjet deputetes socialiste: I keni bërë llogaritë gabim

Deputetja e PD-së Ina Zhupa i është përgjigjur koleges socialiste Blerina Gjylametit, në lidhje me deklaratën që kjo e fundit bëri sot në emisionin ‘Kjo Javë”, për Reformën Zgjedhore.

Zhupa i kërkon Gjylamentit dhe socialistëve që thirrjen tia bëjnë vetes së tyre që t’i kthehen Kushtetutës dhe të zbatojnë rregulloren.

“Është shumë e thjesht reforma, mjafton të zbatoni rregulloren, mos mbani peng komisionin, të votoni përfaqësuesit që kërkon opozita dhe të vazhdoj punën komisioni i reformës zgjedhore”, thotë deputetja demokrate.

Reagimi i Ina Zhupës:

Fallsiteti në thirrje ndërkohë që vetëm shkelin kushtetutën dhe përjashtojnë deputetët si një rekord i zi parlamentar.

E njëjta Gjylameti që na bën thirrje, bashkë me Toni Gogun janë dy propozuesit të rregullores së re antikushtetuese për përjashtimin nga funksioni i deputetit me dy muaj të kolegëve që prishin qetësinë e hajdutëve dhe kërkojnë zbatimin e kushtetutës.

Nuk u mjaftuan, që në harkun e tre muajve socialistët morën 64 vendime në 10 mbledhje të Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin e 29 deputetëve meqë nuk pranojmë të jemi fasadë e seancave ku shkelet kushtetuta dhe nuk respektohen të drejtat kushtetuese. Por vazhduan me propozime antidemokratike dhe antikushtetuese.

Dhe mbasi bën këtë, na paska bërë thirrje për reformën zgjedhore. Është shumë e thjesht reforma, mjafton të zbatoni rregulloren, mos mbani peng komisionin, të votoni përfaqësuesit që kërkon opozita dhe të vazhdoj punën komisioni i reformës zgjedhore.

Por ju doni të caktoni ju përfaqësuesit tanë në komision dhe ne të rrimë mos ju prishim qetësinë e seancave antikushtetuese.

I keni bërë llogaritë gabim!

Thirrjen bëja vetes dhe kolegëve socialist që ti ktheheni kushtetutës dhe jo të ndryshoni rregulloren sa herë e shkelni atë, si në rastin e komisioneve online.

Çfarë deklaroi Gjylateti për Reformën Zgjedhore:

Lajme të tjera |  E zuri masivi i dheut teksa po punonte me ekskavator gjendet pas gjashtë ditësh trupi i 29-vjeçarit

Besoj së është kthyer në një sagë Komisioni i Reformës Zgjedhore. Disa herë kemi qenë pjesë për të bërë ndryshime, përfundojë mandati, e shtymë për 6 muaj të tjerë… shpresoj të kemi një komunikim normal me bashkëhartuesit për të diskutuar për problematikat e ngritura nga OSBE/ODIHR.

Duhet të ulemi patjetër dhe të adresojmë për zgjedhjet e ardhshme. Po ashtu ka elementë që lidhen me votën e diasporës, financimin e partive, etj. Prioritet është ligji për partitë politike dhe adresimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe zgjidhjen për metodën e votimit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us