Deklaratat e Metës/ Rama: SPAK të vazhdojë drejtë!

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë deklaratat e fundit të bëra nga ish-aleati i tij në qeveri, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta! Rama tha se nuk ka komentuar kurrë personat që kanë një çështje të hapur me drejtësinë apo që kanë frikë nga drejtësia, ndërsa shtoi se Prokuroria e Posaçme duhet të vazhdojë drejt në punën e saj. Kreu i ekzekutivit tha se SPAK ka mbështetjen e plotë të mazhorancës pavarësisht rezervave që në disa raste mund të ketë ndaj tij. Deklaratën ë bëri i ftuar në “Report Tv”.

Edi Rama: S’kam bërë asnjë koment për dikë që ka një çështje të hapur me SPAK apo ndjen se SPAK mund ti hapë një çështje sepse pastaj do të krijonim kushtet që konfuzioni i krijuar nga këta njerëz që nuk e fshijnë dot të kaluarën të tyre do të ishte shumë i madh dhe i dëmshëm. Nuk di të bëj asnjë koment. Di të them vetëm se shqiptarët e kanë treguar se kanë instikt politik dhe e dinë se kush e ka përgjegjësinë dhe se kujt po i bien në qafë kot. Unë mund të them që SPAK të vazhdojë drejt. Ka gjithë mbështetjen time pa kushte dhe se çfarë rezervash mund të kemi ne, këto janë legjitime por nuk janë arsye që ne të bëjnë akuza në publike. SPAK është një bebe në raport me historinë.

Lajme të tjera |  Mbyllja e fushatës, Chris LaCivita rikthehet në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us