Dekretimi i Ligjit të Zonave të Mbrojtura, Tabaku: Hap pas në procesin e përafrimit me BE! Kundër Kushtetutës dhe trashëgimisë sonë

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas dekretimit të Ligjit të Zonave të Mbrojtura nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj ditën e sotme.

Tabaku u shpreh se dekretimi i këtij ligji është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik dhe proces ligjor të rregullt.

Sipas saj dekretimi përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës dhe kundër trashëgimisë sonë natyrore.

“Dekretimi Ligjit të Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik & proces ligjor të rregullt! Ai përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës & kundër trashëgimisë sonë natyrore. Tanimë ligji do shkojë në GJK”, shkroi Tabaku në rrjetin social “X”.

Lajme të tjera |  “Burri më kërcënoi me thikë”, flet gruaja nga Korça: Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us