Dekretoi ’11 Majin’ si datën e zgjedhjeve, Begaj tregon arsyet: E vendosa prej ‘diasporës’

Presidenti Bajram Begaj gjatë takimit me përfaqësuesit e Diasporës Shqiptare tregoi arsyen pse dekretoi datën 11 Maj për të mbajtur zgjedhjet parlamentare, pavarësisht kundërshtimit të opozitës. Presidenti tha se data 11 Maj kishte të bënte më veten e diasporës, në mënyrë që të gjithë emigrantët të kenë mundësinë të votojnë.

“11 Maji kishte të bënte me faktin e votës së diasporës, ku institucionet përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve duhet të ishin të gatshme edhe me datën 20 që vota e diasporës të ishte gati. Mendoj që vota e diasporës është shumë domethënëse për Shqipërinë”, tha Begaj.

Vota e diasporës do implementohet për herë të parë këto zgjedhjeve. Zgjedhjet parlamentare të ardhshme, do të zhvillohen më 11 maj 2025. Data e zgjedhjeve u dekretua nga presidenti Bajram Begaj më (5 dhjetor 2024). “Vullneti” i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit do të kushtojë 250 milionë lekë. Qeveria ka vendosur t’i japë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 milionë euro shtesë vetëm për projektin e regjistrimit të zgjedhësve në diasporë. KQZ-ja dërgon nëpërmjet shërbimit postar fletët e votimit dhe çdo material tjetër zgjedhor dhe informativ në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit sipas listës së zgjedhësve për votimin nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Lajme të tjera |  “Je paguar nga inceneratorët e Spitali Amerikan”…”Mashtrues, mashtrues, ti gënjen” – Plas keq mes Këlliçit e Haxhiut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us