Dekretoi ligjin për komisionet hetimore, Xhixho: Kur Presidenti i Republikës bën rolin e komisarit të partisë dhe jo detyrën e kryetarit të shtetit

Pasi presidenti i Republikës dekretoi ligjin për komisionet hetimore, reagon edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila akuzon kreun e shtetit se luan rolin e komisarit të partisë.

Sipas saj, nëse Bajram Begaj do të kishte sadopak integritet në detyrën ku e ka emëruar maxhoranca do të duhej të mbante qëndrim, do të duhej t’ia kthente Kuvendit

Reagimi i plotë:

Nuk ka përse të habitemi me faktin se Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi ndryshimet antikushtetuese të bëra dhunshëm e në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit nga ana e maxhorancës në Ligjin për komisionet hetimore të Kuvendit , ligjit nr. 106/2023, “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8891, date 2.5.2002, “Per organizimin de funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit’.

 

Ai prandaj është emëruar në atë detyrë. Do të ishte lajm e kundërta, pra që Presidenti të bënte presidentin dhe t’ia kthente ligjin Kuvendit!

Ai ka zgjedhur të bëjë komisarin e partisë dhe jo detyrën si Kryetar i Shtetit.

Lajme të tjera |  “Mos u grindni djema”- Në Rusi tallen me sherrin Trump-Musk: Mund të ndërhyjmë për një marrëveshje paqeje mes jush

Nëse Bajram Begaj do të kishte sadopak integritet në detyrën ku e ka emëruar maxhoranca që po e përdor, nëse ai do ta ndiente përgjegjësinë e detyrës që kryen, por edhe në respekt të të shkuarës së vet si mjek dhe si pedagog në Universitetin e Mjekësisë, do të duhej të mbante qëndrim, do të duhej t’ia kthente Kuvendit, do të duhej të jepte shpjegime dhe të sqaronte opinionin publik mbi ligjin për studentet e mjekësisë. Ligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”

Studentet e mjekësisë iu drejtuan atij me besimin se po i drejtoheshin Presidentit të Republikës, por edhe me shpresën se po flisnin me një mjek, por ai i braktisi ata dhe nuk pati as burrerine të shprehej per ligjin, por zgjodhi miratimin në heshtje.

Lajme të tjera |  Shakohoxha: Djali i Vuçiçit mund të jetë nesër në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Ndaj, çdo pretendim se Bajram Begaj mund ta kthente ligjin per komisionet hetimore në Kuvend është vetëm një iluzion i kotë.

Sepse, ai edhe më herët është shfaqur si palë në konfliktin politik e jo si mbi palët siç ia imponon Kushtetuta.

Sepse, ai edhe më parë ka dëshmuar që nuk mbërrin dot në lartësitë e përgjegjësisë së Kryetarit të Shtetit.

Sepse, ai që prej ditës së parë kur u emërua në detyrën e Presidentit ka zgjedhur të bëjë të perulurin ndaj maxhorancës, ka zgjedhur të bëjë shërbëtorin dhe noterin e saj.

Të ashtuquajturat argumenta kushtetues që këshilltari i tij ia ka shkruar, nuk janë gjë tjetër por një dëshmi më shumë për të kuptuar se Bajram Begaj ende nuk e ka kuptuar se cila është detyra e Presidentit të Republikës.

Në këto kushte prej tij as mos prisni dhe as mos shpresoni se mund të bëjë ndonjë gjë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us