Deklarata në minutën 2.00 të videos më poshtë
Pjesë nga biseda:
Egla: Puna nuk mbaron, do të marrin në punë tjetër nuk do jesh ti e dëmtuara se nuk ke bërë asgjë të keqe. I the një derri mu hiq qafe, e the me vend dhe në vendin e duhur. Unë po në piramidë në atë kohë, ishte një zotëri tjetër që kishte një radio s’po ja them emrin se nuk ekziston më. Unë hyra atjë dhe punova, po në radio si zonjë. Më ka trajtuar me një rrogë fantastike në atë periudhë nuk e di si ta merrja. Isha “Happy”, paguaja qeranë, haja ndonjë darkë jashtë. Por duhet të them gjërat vijnë.
Julia: Kur them na iku jeta them, na iku kjo pjesa e ngacmimeve për hir të moshës jemi shumë të lira nga kjo pjesë. Nuk do kemi më nga këto, nuk mendoj.
Egla: Nuk është kaq e vogël historia është më e gjerë
Julia: Unë, zëri im do ngrihet jo vetëm për këtë çështje por për shumë e shumë çështje të tjerë dhe ke le të flasin dhe të diskutojnë.
Egla: Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër.
Julia: Mund të dalin me emër por kjo ngelet në dëshirën tënde në këtë pikë. Për fenomenin kemi një detyrim moral, qytetar që të flasim. Pastaj për emra të përveçëm secili ka përgjegjësinë të bëjë atë që do
Egla: Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot.