Fokus News ka siguruar pamje të reja nga dhuna brutale e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ku shikohet një tjetër kënd i ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në mëngjes pranë një kopshti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Në pamje duket teksa një prej agresorëve e godet avokatin me dorezë hekuri në pjesën e ballit.
Avokati rrëzohet në tokë duke humbur ndjenjat.
Por autorët nuk ndalen me kaq, por e godasin me shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.
Në pamje duket edhe momenti kur tre autorët largohen me vrap.
Ndërsa qytetarët e pranishëm afrohen menjëherë t’i japin ndihmën e parë avokatit.