“Dëmi 150 mijë Euro”, flet pronarja e lokalit që u shkrumbua në Theth: E keqe, koincidenca me aksionin e qeverisë për prishjen e objekteve pa leje

Një lokal gjatë natës është shkrumbuar plotësisht nga flakët në zonën turistike të Thethit.

Pronarja e objektit të përfshirë nga zjarri, Aida Gjeçaj, ka folur për mediat lidhur me këtë ngjarje, duke thënë se nuk ka pasur konflikte me asnjë person dhe nuk dinte kujt t’ja vinte fajin për këtë rast.

Ajo shtoi se dëmi i shkaktuar në object ishte rreth 150 mijë euro, teksa tha se i dukej e çuditshme koincidenca me aksionin e qeverisë për prishjen e objekteve pa leje.

Gjeçaj pretendoi se objekti që ajo ka ndërtuar nuk ishte në listën e objekteve që do të shembeshin, pasi sipas saj, nuk ka ndërtuar asgjë pa leje gjithë këto vite.

Aida u shpreh disi e lumtur, që zjarri nuk shkaktoi dëme në njerëz në objektin e saj, duke thënë se ‘hekurat shkojnë e vijnë dhe restoranti do ribëhet sërish’.

Lajme të tjera |  Shqipëria po plaket, grupmosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë në 2024

“S’kam dijeni, pasi mbrëmë ndodhesha në Tiranë, pasi isha aty për punë administrative dhe më kanë njoftuar në orën 02:00 të mëngjesit që ka rënë zjarr në subjektin tim. Zjarrëfikësja nuk arrin të vijë në kohë, por gjithësesi ka ardhur, ka qenë prezent.

Faleminderit gjithë komshitë që kanë ardhur e kanë dhënë ndihmën e parë, për të bërë të mundur izolimin e zjarrit, që të mos përcillej në godinat e tjera si kuzhina dhe bujtina. Falë Zotit jena mirë përsa i përket jetëve njerëzore, ndërsa hekurat shkojnë e vijnë dhe do ribëhet prapë. Restoranti dhe biznesi është në pronësinë time, si Aida Gjeçaj, vila Gjeçaj.

Nuk di kujt t’ja vë gishtin, pasi nuk kam pasur probleme me askënd. Koincidenca me aksionin e qeverisë për prishjen e objekteve pa leje është e keqe, pasi unë nuk kam pranuar të ndërtoj asgjë pa leje dhe nuk isha proceduar për shembje të objektit, por nuk e di. Dëmi i shkaktuar shkon në 150 mijë euro në vija të trasha”, tha mes të tjerash Gjeçaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us