Demokratët mblidhen sërish poshtë shtëpisë së Berishës, kreu i PD del në dritare

TIRANË– Dhjetëra demokratë janë mbledhur sërish këtë të hënë në rrugën “Mustafa Matohiti”, duke protestuar poshtë pallatit të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhënë nga Gjykata e Posaçme. Teksa turma qëndronte poshtë dritares së tij, Sali Berisha ka dalë në dritare dhe ka përshëndetur protestuesit.

Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në “Arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK. Më herët për dosjen “Partizani” është arrestuar dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe u la në “Arrest shtëpie”.

Lajme të tjera |  Shpërthen debati në Maqedoninë e Veriut për rënien e popullsisë, Mickoski paralajmëron taksa për beqarët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us