Demokrati i famshëm: Berisha duhet të kishte ikur që në 2023, kur humb duhet të vish me këmbë në tokë

Sali Berishës po i dalin kundër edhe militantët më të verbër të PD-së. Ilir Vrenozi, i njohur si një ndër mbështetësit më të flakë të PD, hyri në emisionin “7pa5” në Vizion Plus duke kënduar “Përsëri ne humbëm”, një mesazh që reflekton qasjen e tij pas humbjes së opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

“Jam i djathtë i lindur, por kur humb, duhet të vish me këmbë në tokë,” u shpreh Vrenozi, duke shtuar se një nga problemet kryesore të politikës shqiptare është paaftësia për të pranuar humbjen.

Ai kritikoi bashkëpunimin e opozitës me Ilir Metën, duke e cilësuar si “difektin e parë të së djathtës” dhe kërkoi një rikthim te vlerat dhe fisnikëria politike.

Lajme të tjera |  Manipulimi i votës së diasporës/ Berisha: DHL shkeli kontratën, nënkontraktori i saj bashkëpunoi ngushtë me PS-në

Ai nuk kurseu as një mesazh për lidershipin aktual të opozitës: “Nëse unë do isha në vend të Doktor Berishës, do kisha ikur që në 2023. E lexova votën e popullit”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us