Dëmtimi i rëndë, Rey Manaj mungon gjatë për Sivasspor! Rrezikon Kombëtaren

Rey Manaj do mungojë për të paktën tre javë. Sulmuesi i Sivasspor shënoi golin e parë sezonal në Turqi gjatë fundjavës, por pak minuta pasi e dërgoi topin në rrjetë u dëmtua. Në fillim u mendua se lushnjari do rikthehej shpejt në fushë, por trajneri i tij Bulent Uygun tregoi edhe kohën që sulmuesi i Kombëtares do jetë jashtë.

“Rey Manaj do të mungojë për 3 javë. Ka një dëmtim të shkallës së dytë. Ky dëmtim i Manajt do na hapë shumë probleme. Sulmuesi ishte me ethe gjatë natës dhe temperatura e tij shkonte në 38-39.

I thashë që nëse do të luante, rrezikonte dëmtimin, por gjithashtu ia thashë që unë kisha nevojë për të, nëse luante me përkushtim”, tha Uygun.

Lajme të tjera |  Anglia “pushton” Evropën, dërgon 6 ekipe në Champions

Manaj vuan një çarje në tendinën e kryqëzuar të muskujve të pasme në këmbën e djathtë.

Manaj rrezikon edhe ndeshjet e muajit tetor me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, ndaj Gjeorgjisë dhe Çekisë në transfertë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us