Denaj mbledh përpunuesit e qumështit: Gjeni gjuhën e komunikimit me blegtorët

Pas protestave të zhvilluara së fundmi nga fermerët, Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka zhvilluar një takimin me përpunuesit e qumështit për të gjetur një gjuhë komunikimi dhe për të adresuar problematikat e blegtorëve.”Trajtuam disa nga problematikat, në veçanti ato të lidhura me informalitetin në treg dhe për të reduktuar këtë fenomen me masa të drejtpërdrejta”, është shprehur Ministrja Denaj.

Sipas saj, rritja e turistëve dhe nxitja e konsumit të brendshëm ka një ndikim të madh në nxitjen e konsumit të produkteve shqiptare në tregjet lokale dhe hotelet shqiptare.

“Theksova bashkëpunimin mes paleve pasi është e nevojshme kuptueshmëria e problematikave që ekzitojnë ndërmjet tyre në mënyrë që ndërlidhja e fermerëve me përpunuesit e qumështit të jetë e favorshme për të gjithë. Kjo do të krijojë një bashkim në zinxhirin e vlerës, çka do të çojë përpara këtë sektor”, shkruan Ministrja në njoftimin e bërë publik.

Lajme të tjera |  "Jemi bërë si Rusia e Putinit..."/ Debat mes Bushatit dhe deputetit të PS, Bido: Këtu erdhën drejtuesit e Evropës!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us