“Dënimi me burg”, Beleri: Depozitova provat se u gjykova padrejtësisht nga GJKKO

Eurodeputeti grek Fredi Beleri lajmëroi se ka depozituar në Gjykatën e Larta prova të reja kundër dënimit që iu bë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Përmes një deklarate për mediat, Beleri u shpreh se provat që ai ka depozituar janë të rëndësishme për të vërtetuar padrejtësinë që iu bë nga GJKKO.

Sipas Belerit, ai u dënua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka qenë e dënuar nga Greqia dhe qëndrimin ndaj tij e ka mbajtur për shkak të urrejtjes që ka ndaj etnicitetit grek.

“Ne perpjekje per te vertetuar dhe denoncuar me fakte padrejtesine qe me eshte bere, duke me rrembyer e burgosur per 16 muaj dhe duke rrembyer mandatin e Kryetarit te Bashkise Himare, depozitova ne gjykaten e larte prova te rendesishme per gjykimin e paligjshem qe me eshte bere nga GJKKO.

Gjyqtaria Irena Gjoka qe me denoi, eshte vet e denuar per veper penale te fallsifikimit ne Greqi me 3 muaj burg (konvertuar ne gjobe), dhe e debuar nga shteti Grek. Me kete, shpjegohet dhe urrejtja qe ka ajo ndaj minoritet etnik grek dhe perfaqesuesve te zgjedhur te tij. Ajo jo vetem si gjyqtare por dhe si Kryetare e GJKKO gjate 2023, shkeli ligjin, perdori ndaj meje procedura te paligjshme dhe prova te rreme.

Nje i denuar, ne baze te Kushtetutes smund te jete gjyqtar ne Republiken e Shqiperise, per me teper Kryetar i GJKKO, Gjykates me te rendesishme ne vend. Ky fakt (i denimit penal te gjyqtares), tregon me qarte procesin e paligjshem te porositur montuat dhe te urdheruar politikisht qe me eshte bere.

Jam arrestuar nga nje Prokuror qe sot eshte i arrestuar per ndikim te paligjshem, jam denuar nga nje Gjyqtare e denuar qe sduhet te ishte ne sistem. Ndaj sot, ne baze te ligjit kam kerkuar rishikimin e vendimeve te mia. Drejtesia edhe vone mund te rivendoset dhe eshte me mire se asnjehere”, tha Beleri.

Lajme të tjera |  Bizneset bëhen "çorap" me taksat e Bashkisë Tiranë, nuk dinë çfarë po paguajnë!

Fredi Beleri u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota. Ai u arrestua më 12 maj 2023, por edhe pse nga qelia, arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit. Por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Edhe pse kurrë nuk u lejua të betohej si kryebashkiak, Atij iu dha leje nga drejtoria e Burgjeve që të bënte betimin si eurodeputet në Parlamentin Europian, si përfaqësues i Greqisë. Pas daljes nga burgu, Beleri e paralajmëroi se çështja e tij do të përfundonte në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila e ka pranuar si çështje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us