Dënohen dy shqiptarët që u kapën në ‘shtëpi bari’, dëshmia: Humba dy vite jetë

Zenel Sulaj, 30 vjeç dhe Sali Kadria janë dënuar nga autoritetet britanike pasi u arrestuan brenda një ‘shtëpie bari’. Brenda në banesë, dyshja kujdeseshin për 680 bimë kanabisi të kultivuara, që nëse do të dilnin në treg do të kishin një vlerë prej rreth 700 mijë paundësh.

Të dy dolën para drejtësisë në Gjykatën e Cardiff Crown.

Sulaj deklaroi se nuk ishte në gjendje të punonte ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar për shkak se në atë vend kishte mbërritur me gomone dhe pa dokumentacionin e nevojshëm.

“Kam humbur dy vite të jetës time, dua të kthehem në Shqipëri,”- tha Sulaj. Ai u dënua me 14 muaj burg.

Ndërsa, mbi shqiptarin tjetër, Sali Kadria, rëndonin një sërë akuzash të tjera. Ai ishte dënuar për ngacmim seksual të një vajze të mitur, në vitin 2020. Kadria u dënua me 6 muaj burg. Të dy do te kthehen në atdheun e tyre dhe do ta vuajnë dënimin në Shqipëri.

Lajme të tjera |  Nënkryetari i LDK: Një qeveri tranzicioni do t'i jepte oksigjen politik Kosovës! Jemi peng i veprimeve të Kurtit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us