Denoncimi i Berishës: Ilir Metës i kanë ushtruar terror psikologjik në burg

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar se ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, është ushtruar terror psikologjin në qeli.

Komentet Berisha i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se ata që kanë ushtruar presion ndaj tij kanë qenë banditë me uniforma policie.

Sipas Berishës, kjo ka ndodhur me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Ulsi Manja, pas një interviste që Meta dha në media.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Krahas saj, dua të denoncoj këtu para jush qëndrimet e terrorit psikologjik ndaj të burgosurit tjetër politik, ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta, gjatë këtyre ditëve në vazhdim.

Lajme të tjera |  “Burgu nuk i urohet as hasmit”, Salianji flet pas lirimit: Dënim politik për të më shmangur nga beteja zgjedhore

Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij.

Ky akt i shëmtuar i ndëshkimit për fjalën e lirë tregon tmerrin që Edi Rama ka për krimet politike që ka kryer.

Banditë me uniformë në zbatim të urdhrit të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera.

I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij.

Lajme të tjera |  Sula: Opozita ka ik me pushime në plazh, marrin rreze dielli e hanë dreka e darka, ndërsa Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

Këto janë akte jashtëzakonisht të rënda të një narkoshteti që nuk ndodhin as në burgjet e Bjellorusisë apo Rusisë.

Këto ndodhin vetëm në Venezuelën e Maduros, ndaj dhe Edi Rama është një Ramaduro.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us