DENONCIMI/ Ish-administratori i UKT Durrës përfitoi 30 mln euro para publike (Dokumentet)

Zëdhënësja Anti-Korrupsion në Partinë Demokratike të udhëhequr nga “Rithemelimi”, Genta Vangjeli ka denoncuar Ujësjellës Kanalizime Durrës, për abuzim me fondet publike.

Vangjeli u shpreh se administratori i UKT, Durrës, Spartak Kovaçi ka përfituar 30 milionë euro, që i përkisnin shqiptarëve.

Për ta vërtetuar këtë, ajo ka publikuar në sërë dokumentesh.

DEKLARATA

Spartak Kovaҫi ka mbajtur detyrën e administratorit të UKT Durrës nga 16 Tetor 2013 deri 31 Gusht 2022. Kompania “ADRIATIK” shpk, ka si bashkëpronar edhe Petrit Kovaçin me nga 50% të aksioneve.

UKT Tirane, Bashkia Durrës, Bashkia Pogradec, Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara ndër të cilat spikat për nga vlera kontrata rezultat i procedurës së kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt :

REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I (Programi i Rindërtimit) me vlerë 2.3 miliard lekë ose mbi 20 milion euro vetëm për një kontratë, për këtë kontratë. Kontrata u fitua me 99.9% të vlerës limit.

UKT Tiranë qeras kolegun sivëllain në Durrës me 5 kontrata me vlerë totale 8 milion euro.

UKT Pogradec qeras kolegun në Durrës me 1 kontratë me vlerë mbi 2 milion euro.

Kështu i ndan Edi Rama me bashkiakët e tij paratë e shqiptarëve jo pak por mbi 30 milion euro.

Spartak Kovaçi në shkelje flagrante të ligjit në konflikt të hapur interesi në kundërshtim me të paktën nenin 21, nenin 24, neni 31, përfiton para publike.

Akuza e Rithemelimit, Genta Vangjeli publikon dokumentet: Si i përfitoi

Lajme të tjera |  'Nëse Rama fiton sërish zgjedhjet, nuk do shkoj më në Parlament', a do e mbajë premtimin deputeti Edi Paloka?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us