Deputetët rrezikojnë përjashtim deri në 60 ditë, Berisha: Beteja, pa kthim!

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga aksioni opozitar për bllokimin e seancave parlamentare, duke krijuar kaos në Kuvend me tymuese, pavarësisht ndryshimit të rregullores nga PS, sipas të cilës deputetët rrezikojnë përjashtim deri në 60 ditë.

Berisha u shpreh se deputetët e opozitës do të qëndrojnë me të gjithë qëndresën e tyre, duke theksuar se kjo është betejë pa kthim.

Ish-kryeministri theksoi se gjithnjë e më shumë po zien Shqipëria kundër këtij regjimi.

“Këta përdorin edhe fatkeqësitë për të fshehur vjedhjet që kanë bërë vetë dhe shkatërrimin që i bënë sistemit të arsimit”, theksoi Berisha, duke shtuar se opozita po i tregon shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit.

Lajme të tjera |  "90 njësi të pushtetit vendor" - Propozimi: Të krijohen bashki në zonat rurale për të ndalur shpopullimin

“Deputetët e opozitës do qëndrojnë me të gjithë qëndresën e tyre. Kjo është betejë pa kthim. Beteja pa kthim është beteja pa kthim. Gjithnjë e më shumë po zien Shqipëria kundër këtij regjimi. Dhe ne gjithmonë e më shumë po u dëshmojmë shqiptarëve, fytyrën e vërtetë.

Por unë ftoj sot çdo prind, ftoj çdo nënë, çdo baba që çon fëmijët në shkollë, por edhe çdo shqiptar atdhetar që beson se ky vend zhvillohet nëpërmjet dijes, aftësimit të fëmijëve të këtij vendi, të shohë këtë tabelë, se ku e ka katandisur shkollën dhe arsimin, regjimi i drogës, vjedhjes dhe krimit të Edi Ramës.

Kjo është një sintezë fatale, dramatike e të gjitha zhvillimeve 10-vjeçare në Shqipëri. Nuk ka tregues më të sigurt të zhbërjes së një shoqërie se treguesit e sotëm të PISA-s. Gjë e turpshme, e tha zonja Sula. Kovid? Pse të tjerët nuk kishin Kovid? Të gjitha këto vende pa përjashtim kishin Kovid. Po Shqipëria ra kokëposhtë.

Lajme të tjera |  SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Devollit dhe tre të tjerë!

Tërmet? Po, kishte tërmet. Po Shqipëria nuk është vetëm Durrësi, Thumana dhe Kurbini. Ato përfaqësojnë as një të 15-tën e shqiptarëve. E shihni ju, këta përdorin edhe fatkeqësitë për të fshehur vjedhjet që kanë bërë vetë dhe shkatërrimin që i bënë sistemit të arsimit…”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us